Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Rezultati i diturisë është vepra-4

Çështja e tretë

EKZISTON KËRCËNIMI NDAJ ATIJ QË NUK VEPRON ME DITURINË E TIJ

Në Kuran dhe sunet është përmendur kërcënimi ndaj atij që nuk vepron me diturinë që ka mësuar, ndaj atij që mëson dhe i kupton dispozitat e fesë – e gjithashtu – edhe i thërret të tjerët në këtë dituri, kurse vetë nuk vepron me të!!

Allahu thotë: “O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!”. (Saff/2-3), gjithashtu thotë: “Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?”. (Bekare/44) Kurse për fjalët e Shuajbit (alejhi selam), Allahu thotë: “Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve” (Hud/88). Këto ishin tri ajete të Kuranit lidhur me këtë.

Kurse në hadithin që transmeton Buhari dhe Muslimi nga Usame, Pejgamberi (sallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Në ditën e gjykimit sillet një njeri dhe hidhet në zjarr. Atij i dalin zorrët dhe sillet sikurse sillet gomari rreth strumbullarit. Pastaj i afrohen banorët e zjarrit dhe i thonë: “O Filan! Ç’është puna jote? A nuk ishe ti që na urdhëroje të bëjmë vepra të mira dhe na ndaloje nga të këqijat?! Ai thotë: Po, unë ju urdhëroja të bëni punë të mira kurse vetë nuk i veproja, u ndaloja nga punët e këqija kurse vetë nuk ndalohesha”.[1]

Kurse në Musned, është transmetuar nga Enesi (radij Allahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) natën e Israsë kishte parë disa njerëz t’u shqyhej goja me gërshërë zjarri. Ai pyeti: “Kush janë këta njerëz?! I thanë: “Këta janë disa hatiba (që u janë drejtuar njerëzve me këshilla) nga ummeti yt, të cilët i urdhëronin njerëzit për punë të mira, kurse veten e harronin, duke qenë se lexonin Kuranin. Vallë, a nuk logjikonin”.

Pra, në Kuran dhe sunnet janë përmendur kërcënime ndaj atij që nuk vepron me diturinë e tij, ndaj atij i cili i thërret të tjerët që të veprojnë kurse vet nuk e bën atë. Në diturinë e këtij personi, të tjerët kanë më tepër hise sesa ky vetë, dhe shembulli i tij i ngjason fitilit në llambë, i cili të tjerëve ua ndriçon rrugën kurse vetë digjet.

Lidhur me këtë, njëri ndër tabiinët e mëdhenj që quhej Mutarrif ibën Abdilah bin Shuhejr, kishte thënë: “O Allah! Kërkoj nga Ti që mos të ndodhë që dikush tjetër të jetë më i lumtur se unë me atë gjë të cilën ma ke mësuar mua, dhe po ashtu kërkoj nga Ti të mos bëhem mësim i keq për të tjerët”.[2]

Kjo është një dua madhështore, për të cilën Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: “Kjo është ndër duatë më të mira.”[3]

___________________________________________________________

[1] Buariu (3267), Muslimi (2989).

[2] Transmeton Imam Ahmedi në Librin “Zuhd”: (1358).

[3] Mexhmuul Fetava: 14/307.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva