Rreth martesës me më shumë se një grua

Pyetja:

Pse i Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) kishte më shumë se një grua?

Përgjigja:

Me Allahun është urtësia e përkryer. Është urtësia e Tij që Ai (qoftë i Lavdëruar) e bëri Mubah (të lejuar) për burrin të martojë më shumë se një grua, qoftë në sheriatet e kaluara (ligjet e shenjta) ose në Sheriatin (Ligjin Islamik) i cili iu shpall të Dërguarit tonë Muhamed (صلى الله عليه و سلم). Poligamia nuk ishte e veçantë për Pejgamberin tonë (صلى الله عليه و سلم).

Më saktë, Jakubi (عليه السلام) i kishte dy gra. Gjithashtu, Sulejmani (عليه السلام) i martoi nëntëdhjetë e nëntë gra në të njëjtën kohë, dhe pati marrëdhënie seksuale me të gjitha në të njëjtën natë duke shpresuar që Allahu ta furnizonte me nga një djalë prej secilës grua, që të luftonin për hir të Allahut. Poligamia nuk është bidat (risi) në fe. Nuk është kundër mendjes së shëndoshë ose kërkesave të fitres (natyrshmërisë së njeriut).

Më saktë, lejueshmëria e poligamisë është manifestim i urtësisë së Allahut. Numri i grave është më i madh se ai i burrave siç tregojnë gjithmonë statistikat. Burri mund ta ketë energjinë e cila ia kërkon atij të ketë më shumë se një grua për ta kënaqur dëshirën e tij seksuale përmes mënyrës së lejuar në vend që të bëjë diçka haram (të ndaluar) ose të përmbajë nevojat e tij.

Gruaja mund të sëmuret ose të ketë menstruacionet ose lehoni që ndalon marrëdhëniet seksuale, e atëherë burri mund të ketë nevojë për grua tjetër për të kënaqur dëshirën e tij seksuale në vend që ta shtyp epshin e tij ose të bëjë zina.

Meqë poligamia është mubah dhe e pranuar nga mendja e shëndoshë, fitreja dhe sheriati; disa nga të dërguarit e mëparshëm e kanë praktikuar, dhe nevoja mund ta kërkojë praktikumin e saj, atëherë nuk është e çuditshme që i Dërguari e ka vepruar atë.

Dijetarët përmendin disa urtësi tjera për të cilat i Dërguari (صلى الله عليه و سلم) ka martuar më shumë se një grua në të njëjtën kohë. Në mes të këtyre urtësive ishte është forcimi i lidhjeve mes tij (صلى الله عليه و سلم) dhe disa fiseve, përmes martesës, duke shpresuar se me veprimin e kësaj do të rritej fuqia e Islamit dhe ndihma në përhapjen e tij, meqë kjo e rrit shoqërinë dhe fuqizon lidhjet e dashurisë dhe vëllazërisë.

Një urtësi tjetër ishte përkrahja e disa të vejave dhe kompensimi i asaj që kishin humbur me diçka më të mirë, si ngushëllim për to për t’i ndihmuar të durojnë fatkeqësitë e tyre, dhe ligjësimi i një sunneti (vepër e urdhëruar) për ummetin për tu bërë mirë të vejave burrat e të cilave janë vrarë, etj.

Përveç këtyre, dijetarët përmendin se prej urtësive pse i Dërguari ka praktikuar poligaminë ishte edhe shtimi i numrit të pasardhësve si përgjigje për thirrjen në fitre, për të rritur numrin e ummetit, dhe për forcuar ata që do të vijnë duke e ndihmuar dhe përkrahur përhapjen e fesë.

Së fundi, rritja e numrit të besimtareve të dijshme të cilat do ta mësonin dhe këshillonin ummetin varësisht nga ajo që kanë mësuar nga i dërguari i Allahut(صلى الله عليه و سلم ) , dhe nga dija rreth karakterit të tij, ishte një nga urtësitë për të cilën i Dërguari (صلى الله عليه و سلم) i martoi më shumë se një grua në të njëjtën kohë.

I dërguari (صلى الله عليه و سلم) nuk martoi më shumë se një grua në të njëjtën kohë për të kënaqur dëshirën e tij seksuale, sepse transmetohet se i Pejgamberi nuk ka martuar të virgjër ose grua të re, përveç Aishes (رضي الله عنها).

Pjesa tjetër e grave të Pejgamberit nuk kanë qenë të virgjëra. Sikur të ishte dëshira seksuale arsye për praktikumin e poligamisë nga i Dërguari; ai do të zgjidhte vetëm të virgjërat e reja për ta kënaqur këtë epsh. Pejgamberi (صلى الله عليه و سلم) nuk zgjodhi për martesë të virgjërat e reja edhe pas migrimit, kur shumë toka u hapën/çliruan.

Myslimanët filluan të kishin shtetin e vet, u bënë më të fuqishëm, numri i tyre u rrit, dhe secila familje dëshironte të kishte një lidhje përmes martesës me Pejgamberin. Megjithatë, Pejgamberi (صلى الله عليه و سلم ) nuk i martoi ato të virgjëra të reja por ai u martua vetëm për qëllime të mira të cilat janë të qarta për atë që i shqyrton rrethanat e martesës së të Dërguarit me secilën nga gratë e tij.

Njëjtë, sikur Pejgamberi të ishte epshor, kjo do të njihej nga biografia e tij e rinisë dhe fuqisë fizike, por në atë kohë ai (صلى الله عليه و سلم) nuk kishte asnjë grua përveç Hadixhe bint Huvejlid e cila ishte më e vjetër se ai. Njëjtë, sikur ai (صلى الله عليه و سلم) të ishte epshor, ai do të njihej për padrejtësi mes grave rreth ndarjes së netëve dhe kujdesit ndaj tyre. Ato ishin të shkallëve të ndryshme të bukurisë dhe moshës, por Pejgamberi është njohur për drejtësinë e tij ndaj tyre, për dëlirësinë e tij të përsosur, dhe ruajtjen e pjesëve të tij të turpshme kur ishte i ri dhe në moshë të vjetër.

Kjo tregon që Pejgamberi ishte i një karakteri të nivelit të lartë dhe është sjellur drejtë në të gjitha çështjet e tij, deri sa është njohur për këtë edhe nga armiqtë e tij.

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

 

Fetua nga komisioni i përhershëm: Pyetja e dytë e fetuasë nr.1977

[Abdullah Ibën Ku’ud; Abdullah Ibën Gudejan; Abdurrezak Afifij ; AbdulAziz Ibën Abdullah Ibën Baz]

Përkthyer nga gjuha angleze.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit