Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Sa është e arsyeshme shkuarja nëpër plazhe ku ka lakuriqësi duke thënë se “ka plotë femra me mbulesa që shkojnë”?

6dd03575-017b-4615-bd52-3e250742b3d2

Pyetje: Sa është e arsyeshme shkuarja nëpër plazhe ku ka lakuriqësi duke thënë se “ka plotë femra me mbulesa që shkojnë”?

Përgjigje: Ashtu siç njeriu nuk e zbulon avretin e vet para të tjerëve, njëkohësisht nuk i lejohet të shikojë avretin e të tjerëve. E ka të ndaluar këtë. Nëse shkon në vende të tilla, patjetër se do të shikojë avretet e të tjerëve.

Mëkat është sikur që e zbulon avretin, ashtu dhe sikur që shikon avretin e huaj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos lejo që ndokush ta shohë avretin tënd!” Kjo nënkupton që edhe ti të mos e shikosh avretin e dikujt tjetër. Ka ardhur edhe hadith i qartë që thotë: “Askush mos ta shikojë avretin e dikujt tjetër, përveç burri dhe gruaja ndërmjet vete…”

Nuk arsyetohesh me shkuarjen në këto vende shkaku se shkojnë edhe të tjerat. Ti nuk i ke shembull të tjerët dhe ata nuk kanë për të dhënë llogari për ty tek Allahu, dhe as nuk kanë për të ardhur në varr tek ti për të të arsyetuar apo për të t’i marrë mëkatet, e as në Ditën e Gjykimit. Secili do të vdes i vetëm dhe do të japë llogari para Allahut i vetëm për veprat që ka bërë. Askush nuk do t’ia marrë dhe bartë mëkatet e të tjerëve.  Andaj ky arsyetim nuk është në vendin e duhur.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva