Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Shkaku i pestë: Dijetari është i vetëdijshëm për hadithin, mirëpo ai është i abroguar (shfuqizuar, anuluar).

Marrë nga:

Mospajtimet në mesin e dijetarëve – Shkaqet e tyre dhe qëndrimi ynë ndaj tyre.

Shejh Muhamed Ibën Salih El Uthejmin

Hadithi është autentik (i saktë), domethënia e tij kuptohet siç duhet, mirëpo është i shfuqizuar. Mirëpo, dijetari nuk e din për shfuqizimin dhe në rrethana të tilla arsyetohet, sepse rregulli bazik i aplikuar këtu është se teksti nuk gjykohet të jetë i shfuqizuar, vetëm nëse ka dije rreth një teksti të dytë të shfuqizues.

Një shembull i kësaj është mendimi i Ibën Mesudit për pozicionin e duarve gjatë rukusë. Në fillim të Islamit, falësi i namazit në ruku i ka bërë duart bashkë dhe i ka vendosur në mes të gjunjëve. Ky ka qenë rregulli në ditët e para të Islamit. Mirëpo, kjo më vonë është shfuqizuar dhe rregulli i ri ka qenë që të vendosen duart mbi gjunjë. Evidenca për këtë shfuqizim transmetohet në Sahihul Buhari dhe në vende tjera.

Ibën Mesudi nuk e kishte ditur për këtë shfuqizim, kështu që ai gjithmonë i kishte vendosur duart e tij në mes të gjunjëve. Një ditë Alkameja dhe El-Esuedi[1] u falën afër tij; ata i vendosën duart e tyre mbi gjunjë, vepër pas së cilës ai (Ibën Mesudi) i ndaloi, dhe i urdhëroi të vepronin sikur ai. Pse? Sepse ai nuk e ka ditur për shfuqizimin, dhe njeriu nuk ngarkohet përtej asaj që ka mundësi ta bartë. Allahu thotë:

“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashti siç i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” [El-Bekare (2):286]

Vazhdon inshaAllah…

Kontrolloi: Lulzim Perçuku


[1] Alkame dhe El-Esuedi janë dy dijetarë nga tabiinët, dhe nxënës të njohur të Abdullah Ibën Mesudit.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori