Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Shkaqet që Allahu të të ruajë

c2ad242a-89b5-41ef-9bf8-6b7553f85c1c

Shkaqet që Allahu të të ruajë – Hytbe

  • Besimi. Në këtë jetë njeriu më i suksesshëm dhe më i lumtur është besimtari, për shkak të suksesit dhe udhëzimit që ia jep Allahu, si dhe për shkak të mbrojtjes e ruajtjes prej Tij. Allahu thotë: “Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët.” Haxh 38. Që njeriu të jetë i mbrojtur nga Allahu ai duhet të ndërmarrë shkaqet e kësaj gjëje. Dijetarët thonë: “Një besimtar është i mbrojtur nga Allahu varësisht nga besimi i tij.” Imam Neveviu përmend nga ibn Abbasi radijAllahu se ka thënë: “Njerëzit furnizohen dhe u jepet varësisht nga nijeti i tyre.” Dijetarët kanë thënë: “Njeriu është i mbrojtur në fenë, dunjanë e jetën e tij varësisht nga nijeti i tij i brendshëm.” Andaj, niveli i lartë i besimit është çështja qenësore që besimtari të jetë i ruajtur nga Allahu. Pejgamberi salAllahu alrjhi ue selem ka thënë: “Ruaje Allahun, Ai do të të ruajë ty.” Kuptimi i hadithit është: ruaji dispozitat e Allahut, urdhrat e ndalesat, Ai do të të ruajë ty. Ruajtja prej Allahut ndaj nesh qëndron në besimin tonë, në qëndrimin tonë karshi zbatimit të dispozitave. Për aq sa nuk i shkelim e cenojmë, për aq sa i ruajmë dispozitat e Allahut, po aq dhe do ta kemi mbrojtjen e Allahut. Për ajetin kuranor: “Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët”, dijetarët thonë se në të fillimisht ka lajmërim për besimtarët se Ai i ruan ata dhe pastaj ka përgëzim se Allahu i mbron ata. Ata thonë (kur komentojnë këtë ajet): “Allahu i mbron nga vesveset dhe sherret e shejtanit, i mbron nga kurthet e armiqve dhe të jobesimatërve, i mbron nga pasojat e mëkateve të vetë atyre (besimtarëve) dhe nga të këqijat që gjenden te vetë ata.”
  • Namazi: Allahu thotë: “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” Ankebut 35. Ibn Sadi rahimehullah komenton këtë ajet: “Qëllimi se pse është veçuar namazi me ruajtje e mbrojtje të besimtarit është se kur ai e fal namazin në mënyrën e plotë, të duhur, atëherë forcohet dëshira e tij për të mirën, dobësohet fuqia e tij për të keqen, shtohet besimi i tij. E këta janë faktorë që ai të evitojë të këqijat e të largohet prej tyre.” Allahu thotë ” أَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ – ekiimuus saleeh” nuk është i gjithë kuptimi “faleni namazin”, por “ngriheni lartë namazin, jepjani hakun, ngriheni në pozitën që i takon duke e falur në mënyrën e plotë, me abdes të plotë, me përkushtim, me plotësim të kushteve, shtyllave, obligimeve e suneteve të plota të tij, kulminacioni i këtyre është ihsani – përkushtimi, përulja, devotshmëria gjatë namazit me vetëdijen se Allahu është duke të të parë. Ky namaz (i falur në këtë formë) e shton dëshirën për vepra të mira dhe e dobëson dëshirën për të këqija, dhe është mbrojtje e garanci prej veprave të këqija. Dijetarët kanë thënë, kur kanë komentuar këtë ajet, se nëse dikush gjen mangësi dhe nuk sheh rezultatet e duhura nga namazi i tij në largimin prej të këqijave, le ta rishikojë faljen e namazit të tij (se ku janë defektet), sepse Allahu ka dhënë garanci të plotë “ të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…”
  • Dhikri (përmendja e Allahut), sa më shpesh, veçanërisht dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes, sipas asaj që është transmetuar nga suneti profetik. Besimtari duhet të jetë i shoqëruar me dhikrin e Allahut. Pejgamberi salAllahu aljrho ue selem ka thënë: “Le të vazhdojë gjuha jote të jetë e lagur duke e përmendur Allahun.” Kjo sjellë mbrojtjen e Allahut. Dhe kjo bën që besimtari të jetë më i lumtur dhe më i suksesshëm në këtë jetë ngase ka mbrojtjen e Krijuesit. Nuk duhet të jemi neglizhentë në lutjet tona drejtuar Allahut (duke kërkuar mbrojtje tek Ai). Atij që i ruhet feja dhe dunjaja, ka dhe shpëtimin.

 

Hoxhë Jeton Bozhlani – Hytbe – Transkriptim.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva