Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Shpëtimi i shoqërive islame është tek pasimi i udhëzimit të Allahut

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/1688

Pyetje: Cila është mënyra e saktë dhe metodologjia konkrete që do t’i shpinte shoqëritë sot drejt një jete tërësore islame?

Përgjigje: S’ka shteg drejt shpëtimit dhe ndihmës së ndërsjellë, përveç nëse shoqëritë islame kapen fort pas litarit të Allahut, librit të Tij dhe sunetit të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Kjo arrihet kur çdonjëri prej tyre të jetë i përkushtuar që të jetë bashkë me vëllanë e tij për ta ndihmuar të vërtetën, për ta vendosur fenë e Allahut dhe gjykimin me ligjin e Tij. Ndërkaq, përderisa askush nuk merakoset për askënd, veçse për karrigen e postin e tij dhe nuk i intereson çështja e myslimanëve dhe unifikimi i fjalës mes tij dhe kryetarëve të tjerë, atëherë kjo është rruga drejt përçarjes, e cila ia mundëson armiqve të arrijnë objektivat e tyre dhe të përçajnë myslimanët edhe më shumë sesa që ata janë të përçarë.

 

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva