Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Të kesh për qëllim përmirësimin kur kryen vepra të mira!

https41.media.tumblr.com7c57a760aed767ced0d684198b281b8ftumblr_nurp58zebD1rsj4s9o1_1280

Nëse njeriu e kryen adhurimin siç duhet atëherë patjetër se do të lë gjurmë në zemrën e jetën e tij (në raport me të tjerët). Kur kryejmë vepra të mira, nuk duhet ta kemi qëllim veç shpërblimin, por qëllimi duhet të jetë përmirësimi i zemrave. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ka disa njerëz prej umetit tim të cilët do të vijnë me shpërblime në ditën e Gjykimet sa malet e Mekës (duhame), mirëpo Allahu do t’ua bëjë hi e pluhur.” Sahabët i kanë thënë që t’ua përshkruajë se cilët janë ata, dhe ka thënë: “Ata janë sikurse ju, falen, agjërojnë, madje falin namaz nate, porse kur vetmohen (nga sytë e njerëzve) i shkelin ndalesat e Allahut.” Kjo tregon se ata kanë kryer adhurime shumë, porse nuk u kanë ndikuar, zemrat e tyre nuk janë përmirësuar. Andaj adhurimet nuk duhet të jenë vetëm sasi, por edhe cilësi (përmirësim të zemrës).

Adhurimet nga pamja e jashtme si: mjekra, shkurtimi i pantallonave, falja e namazeve sunet etj., nuk duhet të jenë sipërfaqësore dhe të kihet qëllim vetëm shpërblimi, por duhet të ndikojnë në zemër duke e përmirësuar, që ta ketë frikë Allahun në çdo gjendje. Ajo gjë që të tregon se sa e ke frikë Allahun është vetmimi prej syve të njerëzve, sidomos kur sot janë shtuar rrugët e rënies në harame (në vetmi). Dijetarët e selefit kanë thënë: “I devotshëm nuk është ai që agjëron dhe fal shumë (nafile), por është ai që kur e thirr shpirti në veprimin e një ndalese ai frenon (kur e kujton Allahun dhe dënimin e Tij).” Disa të tjerë nga selefi thonë: “…është ai që e ndal gjuhën e tij.”

Dijetarët kanë thënë se kur kemi parë dikë të frenojë gjuhën e tij, kemi parë se ai është i devotshëm dhe kjo pastaj ka ndikuar dhe në veprat e tij të tjera, e kur kemi parë se e ka lëshuar gjuhën atëherë pas një kohë kjo ka ndikuar keq edhe në veprat e tij të tjera. Shumë prej burrave e grave janë mirë nga ana e jashtme, dhe kjo nuk është një gjë që duhet të nënçmohet e nënvlerësohet, porse sjellja e mirë mungon, nuk është sikur e muslimanëve të parë.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori