Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Të mbështetesh në saktësimin e haditheve nga ana e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë)

Shejh AbdulAziz bin Baz

http://binbaz.org.sa/mat/19347

Pyetje: Çfarë mendon shkëlqesia juaj lidhur me të mbështeturit në saktësimin e haditheve nga ana e shejh Albanit?

Përgjigje: Shejh Muhamed Nasirud-din El-Elbanij është prej njerëzve më të mirë dhe prej dijetarëve të njohur me qëndrueshmëri në fe dhe me akide të mirë. Po ashtu, ai njihet me përkushtimin e madh të tij në saktësimin e haditheve dhe në qartësimin e gjendjeve të tyre. Pra, ai është referencë në këtë lëmi. Mirëpo, megjithëkëtë, ai nuk është i mbrojtur nga gabimet; ndodh që ndonjëherë të gabojë në vlerësimin e disa haditheve si të sakta apo të dobëta. Pra, ai është si çdo dijetar tjetër; secili nga ta, qoftë prej të parëve apo të mëvonshmëve, ka gabime. Andaj, nxënësi i dijes, qoftë prej dijetarëve apo prej atyre që janë të specializuar në këtë sferë, që e dinë hadithin dhe që hulumtojnë në rrugët e transmetuesit e tij, e ka për detyrë të shikojë në atë që shejhu e ka vlerësuar si të saktë (sahih), apo të mirë (hasen) apo të dobët (da’if). E, nëse i duket si më e saktë thënia e shejh Albanit, elhamdulilah. Në të kundërtën, mbështetet në dëshmitë që atij i duken më me vend, të cilat dijetarët i përdorin në këtë fushë. Kjo, sepse dijetarët kanë vendosur rregulla për vlerësimin e haditheve si të sakta apo të dobëta.

Sa i përket shejh Albanit, ai është referencë në vlerësimin e haditheve si të sakta apo të dobëta, ngaqë është prej dijetarëve dhe prej të denjëve në këtë lëmi. Ai mësoi rreth saj për një periudhë të gjatë kohore dhe vite të shumta. E lus Allahun që ne dhe atij, të na jap sukses dhe përfundim të mirë!

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori