Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Thënie selefësh rreth haxhit

1 ) I thanë Hasan el Basriut:

“Njerëzit po thonë se ai që ka qenë në haxh është i falur”.

Ai u tha:

“Shenjë e kësaj është që ai t’i braktisë të këqijat që i ka vepruar më parë.”

Ibën Ebi Dunja, Et-Teube, art.70.

________________________________________________________________________________________________

2) Transmetohet se Umer bin Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, doli një ditë dhe e pa një grup udhëtarësh, dhe pyeti:

“Kush është ky grup udhëtarësh?”.

Iu përgjigjën:

“Udhëtarë për në haxh!”

I pyeti tri herë,

“Dhe për asgjë tjetër nuk keni dalë?”

U përgjigjën:

“Për asgjë tjetër.”

Ai tha:

“Sikur udhëtarët për në haxh ta dinin se ku po shkonin, do ta ndjenin (që tani) kënaqësinë pas faljes së gjynaheve (nga Allahu). Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Umerit, asnjëherë nuk e ngreh deveja (e udhëtarit për në haxh) këmbën, dhe e ulë prapë, veçse Allahu e ngreh në shkallë / gradë (udhëtarin), ia fal një mëkat, dhe ia shkruan një vepër të mirë.”

Abdurrezak Es-San’ani, El Musanef 5: 4,5

________________________________________________________________________________________________

www.sayingsofthesalaf.net

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori